Politike

Zhupa i lexoi emrin, delegati: Jam në Londër që në 13 shtator, s’kam firmosur

10 Dhjetor 2021, 21:47 Nga DOSJA
Zhupa i lexoi emrin, delegati: Jam në Londër që në 13

TIRANË – Një tjetër delegat demokrat reagoi për leximin e emrave të përfaqësuesve që kanë firmosur për të marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit.

Delegati i degës nr.5 të Tiranës, Jurgen Baçi shkroi në redaksinë e “Syri.tv” se nuk ka firmosur për të marrë pjesë në Kuvendin demokrat të javës së ardhshme, që është thirrur nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Ai shkruan se që prej datës 13 shtator ndodhet në Londër.

“Nuk kam firmos unë për ktë. Jam që në 13 shtator 2021 në Londër. është ‘fake’ emri im aty”, shkruan Jurgen Baçi.

Emri i tij u lexua nga zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll