Politike

Bardhi: Konfirmimi me shkrim për ’18 dhjetorin’, gjetje e degës së Malësisë së Madhe

10 Dhjetor 2021, 19:40 Nga DOSJA
Bardhi: Konfirmimi me shkrim për ’18 dhjetorin’, gjetje e

TIRANË – Sekretari i PD-së, Gazment Bardhi tregoi se mbledhja e firmave me shkrim të delegatëve demokratë për Kuvendin e 18 dhjetorit u mor si ide nga dega e Malësisë së Madhe.

Në studion e “ABC Neës”, zyrtari i PD-së shtoi se kjo gjetje erdhi si ndihmë për të konfirmuar njëherë e mirë shifrat e delegatëve.

“Më duhet të sqaroj se dalja ime publike sot nuk ka asnjë lidhje me tubimin e thirrur nga Berisha. Ishte një proces informimi mbi Kuvendin e vetëm në 18. Nuk ka pasur asnjë detyrim nga ne për të firmosur. Sekretari ka për të detyrë të ngrejë një grup pune për organizim. Në të shkuarën procesi i njoftimit është bërë me sms ose telefonata kur anëtarët janë njoftuar për mbledhjen e Kuvendit. Në këtë rast njëra prej degëve të partisë ishte një ide shumë e vlefshme, ndoqi një proces njoftimi me shkrim. Secili delegat thirrej për të marrë materialet dhe konfirmonte me shkrim jo me telefon pjesëmarrjen. Ky model ishte i ndjekur nga njëra degë e partisë, dega e Malësisë së Madhe një gjetje shumë pozitive që grupi i punës gjykoi se do ishte i gjetur. Kjo gjetje e tyre ishte bërë për shkak të rrëmujës së krijuar këto tre muaj me shifra që ndryshonin hera-herës. Për të dokumentuar të gjithë procesin u gjykua që të bëhej ky proces konfirmimi me shkrim. Leximi i mediave vazhdon është në transmetim live në Facebook të PD. Po bëhet një transparencë e plotë. Ishte një zgjidhje. Nuk ishin të detyruar ta bënin. Ishte zgjidhje e vlefshme dhe u mendua të ndiqej”, deklaroi Bardhi.

Marrjen e firmave dhe njoftimin e delegatëve për konfirmim, Bardhi e konsideroi si procedurë normale.

“Ky ishte një proces normal njoftimi. Është procedurë normale, edhe konfirmim është procedurë normale. Edhe në një situatë normale secili anëtar konfirmon pjesëmarrje”
, përfundoi sekretari i PD-së Gazment
Bardhi.

7 ditët e ardhshme do të ndikojnë në historinë e Partisë Demokratike pasi për herë të parë në historinë e politikës shqiptare një parti organizon dy Kuvende. Sali Berisha ka thirrur nesër Kuvendin e Jashtëzakonshëm që do të mbahet në “Air Albania”, ndërsa një javë më vonë, mbahet Kuvendi tjetër i PD-së i thirrur nga kryetari aktual Lulzim Basha.

I dërguari për Ballkanin Perëndimor i DASH-it Gabriel Escobar deklaroi se SHBA nuk do të bashkëpunojnë me PD-në nëse ish-kryeministri Sali Berisha zgjidhet kryetar partie për arsye se ai është shpallur “non-grata” nga SHBA për korrupsion dhe deformim të demokracisë në Shqipëri.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gabriel escobar ne tirane gazment bardhi kuvendi i 18 dhjetorit gabriel escobar ne tirane gazment bardhi kuvendi i 18 dhjetorit

Sondazh

Poll