Politike

“Më kanë falsifikuar firmën”, delegati në Vlorë: Do të shkoj nesër në Kuvend

10 Dhjetor 2021, 21:21 Nga DOSJA
“Më kanë falsifikuar firmën”, delegati në

VLORË – Denoncimet nga delegatë të ndryshëm të Partisë Demokratike se u janë falsifikuar firmat për të marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit po shtohen në orët e fundit. Njëri prej delegatëve të Vlorës, Ardi Rexhepi u shpreh për “Syri TV” se ai do të marrë pjesë në Kuvendin e nesërm të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Unë jam Ardi Rexhepi. Më kanë falsifikuar firmën për Kuvendin e datës 18 dhjetor, sikur do jem në këtë Kuvend.Unë kam firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor 2021. Nesër do jem prezent në Kuvend”, deklaroi Rexhepi.

Denoncimet erdhën pasi sekretari i PD-së Gazment Bardhi dhe zëdhënësja e selisë Ina Zhupa lexuan emrat e delegatëve demokratë që do të marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, e thirrur nga kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 11 dhjetorit kuvendi i 18 dhjetorit kuvendi i 11 dhjetorit kuvendi i 18 dhjetorit

Sondazh

Poll