Politike

Berisha: Basha nxorri Gaztorin për të lexuar një listë të falsifikuar

10 Dhjetor 2021, 18:53 Nga DOSJA
Berisha: Basha nxorri Gaztorin për të lexuar një listë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar falsifikim deklaratën e dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili lexoi bëri publikë dhe emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se lista e lexuar në selinë e PD-së me vetëm emra, pa funskione dhe pa u përcaktuar se cilës degë i përkasin është vetëm për të krijuar një turbullirë.

REAGIMI I BERISHËS:

Per jave me radhe demokratet nga gjithe Shqiperia, dege pas dege kane publikuar me gojen e tyre emrat e delegateve qe kane firmosur per thirrjen e Kuvendit te pare ne historine e vendit qe mblidhet me kerkesen e anetaresise. Sot ne nje krize paniku ne diten e fundit si kryetar Basha nxorri Gaztorin e tij per te lexuar nje liste qe po denoncohet nga shume demokrate si e falsifikuar dhe ku duket qarte fryrja fiktive e mandateve te qarqeve krahasuar me kuvendin e fundit. Lexohen emra pa u shoqeruar me funksionet e tyre perkatese, apo se ciles dege i perkasin. E gjitha kjo per te krijuar turbullire ne vend te transparences me shpresen se do krijojne konfuzion! Lodhen kot! Revolucioni nuk ndalet me falsifikime. Asgje nuk mund ta ndale vullnetin e mijera delegateve demokrateve per te marre pjese ne Kuvendin e Rithemelimit i cili do shkepuse perfundimisht Partine Demokratike nga pazaret Rama – Basha duke ja kthyer ate demokrateve! Ftojme te gjithe demokratet dhe delegatet e Kuvendit te bashkohen ne Ditelindjen e Partise Demokratike per te dale nga rrethi vicioz i humbjeve dhe per te nisur rrugetimin tone drejt FITORES!

LAJM KRYESOR:Berisha mbledh Kuvendin! SHBA: Tubim! Basha drekë me krerët, Bardhi: Shihemi më 18

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll