Politike

“S’ke asnjë kontribut”, Garo i përgjigjet Bardhit: Për mua 25 prilli ishte betejë

10 Dhjetor 2021, 18:12 Nga DOSJA
“S’ke asnjë kontribut”, Garo i përgjigjet Bardhit:

TIRANË– Floriana Garo, drejtoresha e komunikimit të “Foltores” i është përgjigjur Gazment Bardhit, i cili më herët tha se ajo nuk ka asnjë lloj kontributi në Partinë Demokratike. Në një postim në Facebook, Garo shkruan se për të ka qenë një betejë 25 prilli.

“Gazment Bardhi, meqe thua se Floriana Garo nuk ka bere asnje beteje per demokratet… Per mua 25 Prilli ka qene beteje. Me sa duket, per ty jo,”- shkruan Garo.

Sekretari i Përgjithsëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka sulmuar Drejtoren e Komunikimit të Foltorës, Floriana Garon. Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Bardhi ka thënë se Garo edhe pse flet në emër të demokratëve, ajo nuk përfaqëson asnjë demokrat.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll