Politike

FT/ Kuvendi i 11 dhjetorit, ngrihet skena, publikohen pamjet nga “Air Albania”

10 Dhjetor 2021, 20:35 Nga DOSJA
FT/ Kuvendi i 11 dhjetorit, ngrihet skena, publikohen pamjet nga “Air

TIRANË – Po kryhen punimet për organizimin e nesërm të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në stadiumin “Air Albania” po montohet skena ku Berisha dhe pjesëmarrës të tjerë do të mbajnë fjalim në ‘Kuvendin e Anëtarësisë’.

Ky kuvend do të nisë aktivitetin nesër në orën 10:00. Një pjesë e stadiumit “Air Albania” do të rezervohet për delegatët, ndërsa pjesa tjetër e stadiumit është rezervuar për anëtarë dhe simpatizantë demokratë. Ky kuvend do të diskutojë ndryshimin e statutit të partisë, mbajtjen e referendumit për shkarkimin e kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha dhe ngritja e një komiteti të përkohshëm drejtues deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Sot, ambasada amerikane, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar dhe eksponentë të lartë të PD-së kundërshtojnë njohjen e këtij kuvendi. Pasditen e sotme, sekretari i PD-së Gazment Bardhi deklaroi se 5229 delegatë të PD-së kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit, ndërsa pati denoncime për falsifikim të firmave të delegatëve.

Policia e Shtetit ka dërguar mjete dhe autobote për të parandaluar çdo agravim të situatës nesër para selisë së PD-së dhe stadiumit “Air Albania”.

Sipas urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk lejohen grumbullime dhe tubime njerëzish deri në 13 dhjetor, ndërsa Berisha dhe mbështetësit e tij kanë vendosur të vazhdojnë axhendën për ditën e nesërme.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike air albania gazment bardhi kuvendi i 11 dhjetorit air albania gazment bardhi kuvendi i 11 dhjetorit

Sondazh

Poll