Politike

U falsifikojnë firmat, delegatët e PD: Kuvendi ynë është i 11 Dhjetorit

10 Dhjetor 2021, 20:43 Nga DOSJA
U falsifikojnë firmat, delegatët e PD: Kuvendi ynë

SHKODËR- Dy delegatë nga Shkodra Nikollë Marku dhe Pjerin Marku kanë denoncuar falsifikimin e firmave për Kuvendin Kombëtar të 18 Dhjetorit. Për Syri Tv, ata janë shprehur se i vetmi formular që kanë plotësuar është ai i 11 Dhjetorit

Gjithashtu dy delegatët shtojnë se do të jenë nesër në Tiranë në Kuvendin e thirrur nga shumica e anëtarësisë.

Nikollë Marku, kryetar grupseksioni i PD Velipojë: Unë nuk e kam dëgjur akoma emrin nga lista që po lexohet, por nga telefonat që po më bëjnë miqtë e mi po më thonë që të ka dalë emri! Po pres që të mbarojë konferenca në mënyrë që të kem akses në video për të parë nëse është e vërtetë apo jo! Në të kundërt kush e ka bërë këtë gjë, ka bërë një gabim shumë të madh pasi po luan me moralin tim dhe do të ketë pasoja ligjore!

Pjerin Marku, kryetar grupseksioni Guri i Zi 1 Shkodër: Në mënyrë absolute kam firmosur për datën 11 dhjetor! Dhe nesër do të jem që në ora 09:00 e mëngjesit për në Kuvendin Kombëtar!

Gjithashtu bëhet me dije se dy delegatë të tjerë të Shkodrës Dash Steri dhe Agron Frangaj janë shprehur se nuk kanë firmosur për Kuvendin e 18 Dhjetorit dhe se formulari i tyre është manipuluar.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron frangaj dash steri kuvendi kombetar i pd nikolle marku pjerin marku agron frangaj dash steri kuvendi kombetar i pd nikolle marku pjerin marku

Sondazh

Poll