Politike

Alibeaj mbrohet me Escobarin: Berisha dhe kushdo tjetër mori sot pergjigjen nga SHBA

10 Dhjetor 2021, 19:47 Nga DOSJA
Alibeaj mbrohet me Escobarin: Berisha dhe kushdo tjetër mori sot pergjigjen

TIRANË – N/kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj reagoi për Kuvendin e nesërm që do të mbahet nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij demokratë. Në Facebook, Alibeaj deklaroi se “PD-ja nuk do të bëhet kurrë mburojë e halleve të askujt”, duke iu referuar shpalljes së Berishës “non-grata” nga SHBA.

Ai u bazua te deklarata e zv/ndihmës-sekretarit amerikan për Europën dhe Euroazinë Gabriel Escobar se SHBA-ja nuk do të bashkëpunojë me një parti që zgjedh një lider të shpallur “non-grata”. Kjo deklaratë u dha në intervistën e Escobarit për gazetarin Sokol Balla në “News 24”.

POSTIMI I ENKELEJD ALIBEAJT

PD nuk do te mbetet peng i asnje interesi personal. PD nuk do te behet mburoje e halleve te askujt. Sali Berisha dhe kushdo qe kishte dyshim e mori sot pergjigjen nga SHBA se cfare i ndodh nje partie qe nuk distancohet nga personat non grata.

Zyrtari amerikan Escobar përsëriti pas takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha se SHBA-ja nuk do të bashkëpunojë me PD-në nëse zgjedh në të ardhmen si lider Sali Berishën me motivin se ai është shpallur “non-grata” nga SHBA për korrupsion dhe deformim të demokracisë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj gabriel escobar ne tirane kuvendi i 11 dhjetorit enkelejd alibeaj gabriel escobar ne tirane kuvendi i 11 dhjetorit

Sondazh

Poll