Politike

Bardhi: Kolegë të mi demokratë duan të bëjnë rrëmujë nesër

10 Dhjetor 2021, 19:25 Nga DOSJA
Bardhi: Kolegë të mi demokratë duan të bëjnë

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi deklaron se mbështetës së Sali Berishës me në krye disa deputetë demokratë kanë për qëllim të shkaktojnë nesër rrëmujë kur organizojnë Kuvendin e 11 dhjetorit. Në studion e “ABC Neës”, Bardhi se nuk është kurioz që të dëgjoj mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Një pakicë e caktuar ka për qëllim të bëjë rrëmujë. Bëhet fjalë për kolegë të mitë në PD. Me në krye deputetët që janë rreshtuar. Zonjën që akuzoi se i kishim përmendur emrin e kishte telefonuar zonja Vokshi. E kishte marrë në telefon. Se e ruajta bisedën dhe i thashë që nuk e kam përmendur emrin. Rrëmuja do mbarojë. Nuk i kam dëgjuar mbështetësit e Berishës. Nuk kam qenë kurioz.“

Në lidhje me pyetjen nëse Kuvendi i nesërm i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha mund ta shkarkojë Lulzim Bashën nga posti i kryetarit të Partisë, Bardhi tha se kjo nuk ka asnjë mundësi të ndodhë.

“Zero shanse për të shkarkuar Bashën. Kryetari I Partisë. Ose ¼ e kuvendit kombëtare ose ¼ e anëtarëve të Partisë. Ose me vendim të Partisë ose me Vendim të Këshillit Kombëtar. Nesër kush e ka thirrur? Kush janë ? Kush i ka verifikuar?”, përfundoi sekretari i PD-së Gazment Bardhi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi kuvendi i 11 dhjetorit gazment bardhi kuvendi i 11 dhjetorit

Sondazh

Poll