Aktualitet

Prej ditësh i zhdukur, gjendet i pajetë punëtori i rrugës së Arbrit, i mbuluar me dhe (EMRI)

21 Qershor 2019, 09:26 Nga DOSJA
Prej ditësh i zhdukur, gjendet i pajetë punëtori i rrugës

Tiranë- Në Xibër të Klosit, në rrugën e Arbrit është gjendur i pajetë Agim Meta, punëtor i një nga firmave që po ndërtojnë këtë autostradë. Trupi i tij është gjetur i mbuluar me dhe nga banorët e zonës në këtë rrugë. Firma për këtë rrugë punon me 3 turne dhe dyshohet që mjetet e saj e kanë shtypur pa e parë dhe e kanë mbuluar me dhe.

Ky i fundit ishte shpallur prej 4 ditësh i humbur nga familjarët. Mësohet se Agim Meta është shfaqur për herë të fundit mbrëmjen e të martës, në një nga dyqanet e fshatit, 500 metra larg banesës.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes.  Prokuroria e Matit dhe grupi hetimor janë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

 

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim meta gjendjet e i pajetë një 40-vjeçar viktimë në rrugën e arbërit agim meta gjendjet e i pajetë një 40-vjeçar viktimë në rrugën e arbërit

Sondazh

Poll