Aktualitet

I dënuar me 5 vite burg për drogë, ekstradohet nga Greqia 30-vjeçari (EMRI)

21 Qershor 2019, 09:11 Nga DOSJA
I dënuar me 5 vite burg për drogë, ekstradohet nga Greqia

Tiranë- Nga Greqia është ekstraduar Spiro Pando, 30 vjeç pasi është i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Vlorës. 30-vjeçari është dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Rinas

Ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 5 vjet burg.

Nga Specialistët e Z.Q.K Interpol Tirana u bë ekstradimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkomëtar:

Spiro Pando, 30 vjeç, banues në Kuçovë.

Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në muajin Gusht të vitit 2013 është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Spiro Pando, ku janë gjetur një sasi lëndë narkotike Heroinë dhe Cannabis Sattiva si dhe një armë zjarri automatik.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet 30-vjeçari spiro pando ekstradohet 30-vjeçari spiro pando

Sondazh

Poll