Aktualitet

Plagosi me thikë bashkëshorten, shpallet në kërkim 43-vjeçari nga Kruja

21 Qershor 2019, 08:55 Nga DOSJA
Plagosi me thikë bashkëshorten, shpallet në kërkim

KRUJË- Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se për motive të dobëta ka plagosur me thikë bashkëshorten, shtetasen A.Gj.,37 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende shkaqet e  ngjarjes, ndërsa, policia po punon për  kapjen e autorit, shtetasit G.Gj., 43 vjeç, banues në Krujë, i cili menjëherë pas krimit është larguar nga banesa.

Njoftimi i policisë Krujë :

Policia shpall në kërkim një shtetas për veprat penal “Dhunë në familje”, “Plagosje e rëndë me dashje ” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G.Gj., 43 vjeç, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit ky shtetas, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij shtetasen A.Gj.,37 vjeçe,banuese në Fushë Krujë, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë për veprime të mëtejshme.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 43 vjecari ne kerkim kruje plagosi me thike bashkeshorten 43 vjecari ne kerkim kruje plagosi me thike bashkeshorten

Sondazh

Poll