Aktualitet

Ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit në Tiranë, 2 persona në procedim

21 Qershor 2019, 08:44 Nga DOSJA
Ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit

TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy persona, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara rezultoi se ata ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas njoftimit të policisë, të proceduarit janë shtetasit me iniciale P. P., 51 vjeç, dhe M.P., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 tableta të markave të ndryshme.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin  e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht 2 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 4 tableta të markave të ndryshme.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të  Komisariatit të Policisë Nr 1, filloi  procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit:

– P. P., 51 vjeç, banues në Tiranë.

– M.P., 31 vjeç banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit P.P dhe të regjistruar në emër të shtetasit M. P, shtetasi P. P ushtronte  aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit ku gjatë kontrollit u gjetën 4 tableta  që shërbenin për të ushtruar veprimtari të lojrave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle kundër aktivitettit të paligjshëm të lojrave të fatit,do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës,me qëllim parandalimin,evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundraligjshëm.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të këtillë të kundraligjshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lojera fati procedohen dy persona tirane lojera fati procedohen dy persona tirane

Sondazh

Poll