Sport

Shorti: PSG kërcënim për Juven. Interi frikë nga City, Liverpool, Bayern dhe United

10 Dhjetor 2021, 11:01 Nga DOSJA
Shorti: PSG kërcënim për Juven. Interi frikë nga City,

ITALI – “Dy është më mirë se një”, thuhej në një reklamë të vjetër. Tre skuadra italiane në raundin e dytë të Champions League dukeshin të mundshme, ndërkohë që Juvja në vazon e pare dhe Interi në të dytën, kanë mbetur në garë. Kundërshtarët do t’i mësojnë pas shortit të së hënës.

Dy skuadra italiane në raundin e dytë, tre skuadra nga Spanja. Liverpool, City dhe United në vazon e parë, Chelsea në të dytën, pasi bëri harakiri me Zenit. La Liga konkurron me Real Madridin, Atletikon dhe Villarrealin, por duket më pak dominuese se dikur: humbi Barcelonën dhe Sevillan.

Dy klube luajnë për Francën (PSG dhe Lille) dhe po aq për Portugalinë (Benfica dhe Sporting). Më pas Bayerni (Gjermani), Holanda (Ajax) dhe Salzburgu (Austri). Diçka po ndryshon në futbollin europian. Vitin e kaluar, 14 nga 16 më të mirat erdhën nga 4 kampionatet elitare, tani janë “vetëm” 10.

Më i pozicionuari, me sa duket të paktën, është Juventusi. Mund të eliminohesh me Lyon (Sarri) dhe Porton (Pirlo), por të dorëzohesh kundër Sportingut, Benfikës, Villarrealit apo Salzburgut (ndoshta rivali më i mirë), do të ishte prova e rënies nga kategoria e të mëdhenjve. Rreziku vjen nga Franca dhe ka fytyrën e Messit, Mbappes dhe Neymar: PSG është një rival i fshehur. Atletico e Simeones është gjithashtu një klient për t’u shmangur. Avantazh i vogël për bardhezinjtë: ndeshja e kthimit në Torino.

Interi në vazon e dytë edhe për nga vlera, si të gjithë italianët, që kanë lënë gjithmonë përshtypjen e inferioritetit ndaj Liverpoolit, Real Madridit, apo Chelseas. Dhe në këtë pozicion ka shumë pak për të zgjedhur. Lilla duket më e mira. Nerazzurrët po luajnë Kundër Ajax dhe United të Ronaldos ‘zikaltrit’ kanë luajtur (si Juve me Atletico). Por City, Liverpool dhe Bayern janë nga një planet tjetër dhe të padëshirueshëm për kampionët e Italisë. Gjithsesi çdo analizë duhet rilexuar në mes të shkurtit: lëndimet, gjendja fizike dhe trajnerët e rinj (Rangnick te United) mund të ndryshojnë skenarin.

Në shekullin e ri futbolli Italian ka fituar një Botëror dhe një Europian me kombëtaren, por me klubet është tjetër histori. Vetëm tre suksese në dekadën e parë (Milan 2003 dhe 2007, Inter 2010). Pas kësaj, vetëm dy finale humbën (Juve 2015 dhe 2017). Në vitin 2009, Adriano Galliani, atëherë administrator i Milanit, kishte qenë profetik: “Futbolli italian rrezikon humnerën: pa menaxhimin e stadiumeve nuk do të mund të konkurrojmë më me anglezët dhe spanjollët”. Fatkeqësisht, kjo ka ndodhur që nga viti 2011.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atletikon dhe villarrealin cerekfinalet e champions champions league me psg chelsea në të dytën city dhe united në vazon e parë liverpool në raundin e dytë të champions league real madridin atletikon dhe villarrealin cerekfinalet e champions champions league me psg chelsea në të dytën city dhe united në vazon e parë liverpool në raundin e dytë të champions league real madridin

Sondazh

Poll