Sport

Odense i hap dyert Cristian Eriksenit: “Nëse kthehet të luajë, gati ta mirëpresim”

10 Dhjetor 2021, 09:42 Nga DOSJA
Odense i hap dyert Cristian Eriksenit: “Nëse kthehet të

DANIMARKE – Christian Eriksen rifilloi stërvitjen me Odensen disa ditë më parë, hapi i parë i vogël për t’u rikthyer në lojë. Vështirë se do ta bëjë këtë me Interin, ndaj klubi danez është gati t’i japë një shans.

“Nëse ai dëshiron të kthehet në futboll, ne jemi gati ta mirëpresim, – është shprehur drejtori sportiv Augustinus. – Është vendimi i tij 100 %, nëse do të na kërkonte një kontratë, do ta bënim. Për të do të ketë gjithashtu edhe një dhomë jashtë fushës, nëse do ta donte, na pyesni”.

“Ne kemi një marrëdhënie të mirë me Christian, kemi kontakte të rregullta dhe është fantastike që ai mund të stërvitet në Adalen, – shpjegoi ai për portalin danez BT.dk. – Por ne nuk do t’i ofrojmë asgjë, derisa ai të vendosë nëse do të kthehet për të luajtur. Sigurisht që për Eriksenin ka vend te Odensen, nëse vendos të kthehet në lojë”.

Kartoni dhe kontrata janë dy shkëmbinjtë e mëdhenj. “Paratë? Nuk ka klube daneze që kanë para për ta blerë atë, ndoshta Kopenhagen, nëse ai do të jetë i lirë nga Interi apo jo. Nuk ka klube këtu, madje as që mund t’i japin një rrogë, sa të dhjetëfishojmë pagën më të lartë të Superligës”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport christian eriksen christian eriksen është rikthyer në fushë lamtumirën e christian eriksen rifilloi stërvitjen me odensen christian eriksen christian eriksen është rikthyer në fushë lamtumirën e christian eriksen rifilloi stërvitjen me odensen

Sondazh

Poll