Sport

Europa League/ Shorti thriller për italianët: Barça rrezikon Napolin ose Lazion…

10 Dhjetor 2021, 06:08 Nga DOSJA
Europa League/ Shorti thriller për italianët: Barça rrezikon

ZVICER – Me përfundimin e fazës së ndeshjeve në grupeve të Europa League, është koha për ndeshjet me eliminim direkt. Megjithatë, fillimisht, të hënën e ardhshme, në Nyon do të hidhen shorti për çiftet që do të ndeshen në “play-off”.

Kryesuesit e secilit grup shkojnë direkt në raundin e 1/16-ave, ndërsa skuadrat e renditura të dyta në grupe do të duhet të përballen në “play-off” me skuadrat që janë renditur të tretat në grupet e Champions League.

Në hedhjen e shortit, 8 skuadrat e dyta të Europa League do të jenë koka grupi, ndërsa 8 e vendeve të treta të Champions League, do të plotësojnë grupin e dytë. Në momentin e hedhjes së shortit, skuadrat do të çiftohen duke marrë parasysh faktin, se klubet nga i njëjti vend, nuk do të ndeshen me njera-tjetrën. Ndeshjet do të luhen me përballje të dyfishtë (shtëpi dhe jashtë). Skuadrat e vazos së parë do të luajnë ndeshjen e dytë në shtëpi. Ndeshjet e para luhen më 17 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 24 shkurt. Kjo është lista e plotë:

Vazo e parë: Betis, Rangers, Real Sociedad, Napoli, Olimpiakos, Lazio, Sporting Braga,

Dinamo Zagreb

Vazo e dytë: Barcelona, Borussia Dortmund, Sheriff Tiraspol, Leipzig, Porto, Zenit, Sevilla, Atalanta.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league deri tani champions league me barcelonën direkt në raundin e 1/16-ave europa league mbyll sot fazën e grupeve ndërsa 8 e vendeve të treta të champions league të hënën e ardhshme champions league deri tani champions league me barcelonën direkt në raundin e 1/16-ave europa league mbyll sot fazën e grupeve ndërsa 8 e vendeve të treta të champions league të hënën e ardhshme

Sondazh

Poll