Sport

Sergio Ramos mund të rikthehet kundër Monakos, infermieria PSG-së boshatiset…

10 Dhjetor 2021, 06:13 Nga DOSJA
Sergio Ramos mund të rikthehet kundër Monakos, infermieria PSG-së

FRANCE I ruajtur ndaj Bruges për Champions League të martën, spanjolli Sergio Ramos vazhdon punën e rikuperimit dhe mund të rikthehet në grupin e PSG-së gjatë pritjes së ndeshjes ndaj Monaco (të dielën, ora 20:45).

Pas ndeshjes ndaj Saint-Étienne (3-1), më 28 nëntor, e para e tij me PSG , Sergio Ramos (35 vjeç), viktimë e “lodhjes së muskujve” është ruajtur kundër Nice (0-0), Lens (1-1) dhe të marten ndaj Bruges (4-1). Ndjenjat e spanjollit, i cili vazhdon punën e rikuperimit në ‘Camp des Loges’, janë të mira. Dhe një rikthim kundër Monakos, të dielën, në 20:45, është i mundur.

Portugezi Nuno Mendes, i larguar pas një dëmtimi muskulor në minutën e 49-të, në mbrëmjen e së martës, ndaj Bruges (4-1), është shumë i pasigurt për ndeshjen ndaj Monakos. Nuk e dihet ende me saktësi kohëzgjatjen e mungesës së tij. Ndërkohë që Neymar (kaviljen) vazhdon protokollin e tij të trajtimit. Ashtu si edhe Julian Draxler që mund të rikthehet pas pushimit të stërzgjatur.

Ndërsa infermieria e PSG është zbrazur (rikuperimi i Ander Herrera kundër Bruges) Mauricio Pochettino nuk pritet të ndryshojë ndjeshëm njëmbëdhjetë fitimtarët ndaj belgëve. Ai do të mund të llogarisë sërish Presnel Kimpembe, i ruajtur në stol në ndeshjen e Champions League.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport drejtimin teknik të psg-së lojtari më i ri i psg-së në grupin e psg-së një dëmtimi muskulor në minutën e 49-të portugezi nuno mendes spanjolli sergio ramos drejtimin teknik të psg-së lojtari më i ri i psg-së në grupin e psg-së një dëmtimi muskulor në minutën e 49-të portugezi nuno mendes spanjolli sergio ramos

Sondazh

Poll