Sport

Josa: “Nga sot duhet të mendojmë për Tiranën dhe jo të festojmë fitoren me Kukësin”

9 Dhjetor 2021, 16:26 Nga DOSJA
Josa: “Nga sot duhet të mendojmë për Tiranën dhe jo

TIRANE Trajneri Mirel Josa, që drejton skuadrën kurbinase të Laçit, e festoi si rrallëherë fitoren e sotme në “Air Albania” ndaj Kukësit, teksa më pas komentoi për “Gol pas Goli” në Supersport atë që ndodhi në kryeqytet:

“Nuk kam festuar ashtu as te Tirana? Jo, kam festuar nja 2-3 herë edhe me Tiranën, kam qenë i qetë pasi kam pasur ekip shumë të mirë te Tirana”.

Më pas, menjëherë analiza taktika e ndeshjes me Kukësin. “Na u imponua nga kundërshtari, Kukësi e zbret mirë topin në gjysmëfushën kundërshtare. Duhet të bënim pak presion te lojtari që merrte topin, pasi ata po luanin shumë me topa paralele të mesëm.

Nuk ishte faji i mbrojtjes që u tërhoqëm, nuk është strategjia jonë. Nuk donim t’i tërhiqnim në zonën tonë, por i ka këto ndodhi futbolli. Mund të përfundonte në barazim ndeshja, por mund të kishim shënuar edhe golin e tretë.

Unë jam i gëzuar, jo vetëm për 3-pikëshin, por edhe mënyrën se si djemtë sillen dhe si luftojnë në grup. Është shumë e rëndësishme që lojtarët kishin mbështetjen e njëri-tjetrit në minutat e fundit. Dalja përpara duhet të ishte më efikase. Skuadra potencial, por duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi na presin ndeshje të vështira, nuk ka ndeshje të lehta.

Dihet, iniciativa që merr kundërshtari kur rihapet ndeshja. Ne duhet të gjenim qetësi kur fitonim topin. Në disa raste e humbëm topin shpejt, duhet të kishim bërë shumë më mirë përpara si në golin e anuluar tonin, t’i thonim kundërshtarit që të kishin kujdes.

E bëmë mirë presingun në gjithë pjesën e parë, mesfusha ishte e freskët. Guindo? Ishte në pjesën e parë në të dy fazat ashtu siç e do çdo skuadër sulmuesin. Kukësi po shtynte me dy lojtarët anësorë në pjesën e parë, me Ndrecën dhe Domin. Duhet të dilnim shpejt në presion për t’ia lehtësuar punën mesfushës tonë”.

Nuk mungoi edhe një koment në lidhje me duelin e javës së ardhshme kundër Tiranës kryesuese. “Dëmtimet do t’i shikoj nesër. Tirana e kryeson kampionatin me meritë, ka kontingjent lojtarësh të mjaftueshëm për të përballuar kampionatin, por edhe ata kanë problemet e veta. Kemi kohë për të menduar, por që nga sot duhet të mendojmë për Tiranën dhe jo të festojmë fitoren me Kukësin. Ata kanë bërë ndeshje të mira në Laç në vitet e fundit, duhet të jemi të kujdesshëm”,– përfundoi trajneri Mirel Josa i ekipit kurbinas.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport humbja 6-1 ndaj lacit ish-trajneri i kukesit klubi i kukësit kukesi me trajner te ri trajneri mirel josa humbja 6-1 ndaj lacit ish-trajneri i kukesit klubi i kukësit kukesi me trajner te ri trajneri mirel josa

Sondazh

Poll