Sport

VIDEO/ Laçi ndal vrullin e Kukësit, fiton 2-1 në “Air Albania” dhe renditet i 4-ti

9 Dhjetor 2021, 15:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Laçi ndal vrullin e Kukësit, fiton 2-1 në “Air

TIRANE Takimi Kukësi-Laçi në “Air Albania” mbylli sfidat e javës së 12-të të Abissnet Superiores. Skuadra kurbinase e Mirel Josës fitoi 2-1 falë një dygolëshi të Guindo, që ndëshkoi dy herë verilindorët në harkun e dy minutave, 11 dhe 13, të takimit.

Teksa kishin kaluar vetëm 11 minuta lojë, Mazrekaj përfiton nga një gabim i Lulaj dhe pason te Guindo, që portën bosh shënon golin e parë.

Vetëm pas vetëm dy minutash, në të 13-tën, pas kombinimit me malazezin Zarubica, do të jetë sërish Guindo që shënon, duke e çuar rezultatin në 2-0 për Laçit.

Në ekstremin e pjesës së pare, Kukësi shënon me Lulajn, pas një krosimi nga goditja standarde, por gjyqtari Meta, pasi u kopnsultuar me VAR, e anuloi golin.

Skuadra e verilindore e trajnerit Diego Longo, në pjesën e dytë futet me më shumë ide për të rikuperuar dhe në minutën e 55-të, Edi Basa, shënon, duke ngushtuar rezultatin në 1-2. Ishte ky goli i 7-të sezonal për Edi Basa, i cili ndan kreun e renditjes së goleadorëve, së bashku me Guindon e Laçit dhe Seferin e Tiranës.

Në minutën e 87-të, Kukësi shpërdoron rastin e artë për të barazuar rezultatin e takimit. Pas akordimit të një penalltie nga VAR për një ndërhyrje të gabuar ndaj Gjelbërim Taipit, nga pika e bardhë Hila godet traversën e portierit Dajsinani.

8 minutat shtesë pas kohës së rregullt nuk kanë më vlerë. Ndeshja mbyllet me fitoren 2-1 për skuadrën e Laçit, e cila në kuotën e 18 pikëve, pozicionohet në vendin e katërt. Kukësi nuk lëviz nga vendi i dytë, por thellon largësinë në katër pikë ndaj Tiranës që kryeson me 27 pikë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport abissnet superiores air albania në javën e 12-të të abissnet superiores skuadra kurbinase e mirel josës stadiumin “air albania” në tiranë trajnerit diego longo abissnet superiores air albania në javën e 12-të të abissnet superiores skuadra kurbinase e mirel josës stadiumin “air albania” në tiranë trajnerit diego longo

Sondazh

Poll