Sport

Botërori i peshëngritjes/ Dështon Evangjeli Veli në shkëputje, nesër Calja e Qerimaj

9 Dhjetor 2021, 13:58 Nga DOSJA
Botërori i peshëngritjes/ Dështon Evangjeli Veli në

UZBEKISTAN– Nuk ka nisur në mënyrën e duhur kampionati Botëror për Evangjeli Veli. Peshëngritësja shqiptare në baterinë A të peshës deri në 55 kilogram ka mundur të klasifikohet vetëm në shkëputje. Provën e parë e ka të suksesshme me 86 kilogram. Më pas e tillë është edhe në të dytën, tanimë më 89 kilogram, por nuk realizon provën e tretë me 91 kilogram.

Përfundimisht e pesta në shkëputje. Në shtytje tenton në provën e parë me 105 kilogram, por nuk ia del. Më pas edhe në të dytën përsëri me 105 kilogram, por në përfundim asgjë e mirë. Aq sa detyrohet të tërhiqet nga gara, ndërsa si e tillë nuk renditet as në shtytje e as në dygarësh. Dita e së premtes ka pritshmëritë e mëdha, sepse në Baterinë A të peshës 73 kilogram do të jenë Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, gjithçka në ora 15:00.

Dhe gara e shqiptarëve përfundon të hënën me konkurrimin e Krenar Shorajt dhe Daniel Godellit në ora 12:30 në Baterinë B të peshës 89 kilogram. Kampionati Botëror i të rriturve në Peshëngritjes përfundon më 17 dhjetor.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport evangjeli veli peshengritje evangjeli veli peshengritje

Sondazh

Poll