Sport

Zyrtare: Leipzig gjen trajnerin e saj të ri, ai do të jetë Domenico Tedesco…

9 Dhjetor 2021, 11:49 Nga DOSJA

GJERMANI – Siç pritej, skuadra e Leipzigut ka gjetur trajnerin e ri të saj. Klubi gjerman njoftoi të enjten, se Domenico Tedesco do të marrë përsipër vendin bosh të lënë nga Jesse Marsch, i cili u shkarkua nga posti i tij, pas humbjes ndaj Union Berlin të shtunën e kaluar (1-2).

“Këtë të enjte, RB Leipzig ka rregulluar bashkëpunimin me Domenico Tedesco. Trajnerit 36-vjeçar i ofrohet kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe pason në këtë detyrë Jesse Marsch.

Të dielën e kaluar, klubi i Leipzig dhe tekniku Jesse Marsch kishin vendosur me marrëveshje të përbashkët për të përfunduar bashkëpunimin e tyre”,- mund të lexohet në njoftimin për shtyp të klubit gjerman.

Trajneri Tedesco ka stërvitur Schalke 04 (2017-2019) përpara se të merrte drejtimin e Spartak Moskës, të cilin e la këtë verë për arsye familjare.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bashkëpunimin me domenico tedesco bundesliga gjermane deri më 30 qershor 2023 domenico tedesco do të marrë klubi i leipzig dhe tekniku jesse marsch në këtë sezon të bundesligas skuadra e leipzigut ka gjetur trajnerin e ri trajnerit 36-vjeçar bashkëpunimin me domenico tedesco bundesliga gjermane deri më 30 qershor 2023 domenico tedesco do të marrë klubi i leipzig dhe tekniku jesse marsch në këtë sezon të bundesligas skuadra e leipzigut ka gjetur trajnerin e ri trajnerit 36-vjeçar

Sondazh

Poll