Sport

Europa League: Mbyllet sot faza në grupe e kompeticionit, priten ndeshje intriguese

9 Dhjetor 2021, 11:03 Nga DOSJA

ZVICER – Edhe Europa League mbyll sot fazën e grupeve, teksa do të luhen ndeshjet e fundit nga ku do të përcaktohen edhe skuadrat e mbetura që do të kualifikohen dhe ato që do të zbresin në Conference League.

grupin “A” Lyon dhe Rangers janë kualifikuar dhe gara do të jetë për vendin e tretë mes Spartës së Pragës dhe Brondby. Në grupin “B”, Monaco është kualifikuar si fituese e grupit dhe beteja është për vendin e dytë mes PSV Eindhoven dhe Sociedad, që do të luajnë mes tyre.

grupin “C”, situata është e komplikuar, pasi të gjitha skuadrat janë në lojë për t’u kualifikuar. Në këtë grup, Napoli që është në vendin e tretë do të presë kryesuesit e Leicester, ndërsa Legia Varshavë do të luajë në shtëpi me Spartakun e Moskës, sfida këto që janë të hapura për çdo rezultat, që mund të sjellin në çdo moment ndryshime në klasifikim.

grupin “D” situata është e qartë, Eintracht dhe Olympiacos të kualifikuara, ndërsa Fenerbahce do të luajë në Conference League. Po kështu edhe në grupin “E” me Galatasaray e Lazion në raundin me eliminim direkt dhe Marseille në Conference League.

grupin “F” janë llogaritë e hapura, ku të tre skuadrat janë në garë për kualifikimin dhe vendin e parë në grup. Crvena Zvezda  do të luajë në Portugali ndaj Bragës, ndërsa Ludogorets i eliminuar do të presë Midtjylland

Grupi “G” shihet Leverkusen dhe Betis të kualifikuar dhe Celtic, që do të luajë në Conferenece League. Ndërsa në grupin “H”, West Ham është kualifikuar si fitues i tij, ndërsa Dinamo Zagreb dhe Genk do të luajnë për vendin e dytë me kroatët që do të përballen pikërisht me West Ham, ndërsa Genk do të presë Rapidin e Vjenës.

Ja kalendari i ndeshjeve të sotme:

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “uefa europa conference league” çmimet e biletave ne uefa europa league mbyll sot fazën e grupeve komiteti ekzekutiv i uefa-s “uefa europa conference league” çmimet e biletave ne uefa europa league mbyll sot fazën e grupeve komiteti ekzekutiv i uefa-s

Sondazh

Poll