Aktualitet

Tirana “paralizohet” nga trafiku, Policia-shoferëve: Shmangni lëvizjen në këto rrugë

9 Dhjetor 2021, 15:56 Nga DOSJA
Tirana “paralizohet” nga trafiku, Policia-shoferëve: Shmangni

TIRANË– Policia Rrugore e Tiranës ka nxjerrë një njoftim të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në drejtim të qendër. Në një njoftim zyrtar, Policia duke zbuluar edhe mënyrën e shmangies së bllokimit të lëvizjes për shkak të aktivitetit në sheshin “Skënderbej”. 

NJOFTIMI I PLOTË:

 

 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Policia Rrugore e Tiranës

Për shkak të aktiviteteve që zhvillohen në sheshin “Skënderbej”, ka fluks të shtuar të automjeteve, por dhe të këmbësorëve, të cilët futen në drejtime të ndryshme, jashtë vendkalimeve të përcaktuara, gjë që ka sjellë herë pas here bllokim të lëvizjes. Policia Rrugore e Tiranës, nisur edhe nga shtimi i automjeteve që vijnë në drejtim të Tiranës apo qytetarëve që vijnë nga jashtë shtetit, për festa dhe pushime, me qëllim shmangien e bllokimit të lëvizjes në Unazën e Vogël, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në drejtim të qendrës, konkretisht hyrjen nga:

– Rruga e Durrësit;

– Rruga e Kavajës drejt rrugës “Ibrahim Rugova”;

– Bulevardi “Zogu i Parë” drejt rrugës “Urani Pano”;

– Rruga e Dibrës drejt 9-katsheve;

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt rrugës “Abdi Toptani”;

– Rruga e Elbasanit drejt 9-katsheve.

Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

LAJMI KRYESOR: STUHIA godet vendin! Tragetet s’ankorohen, pezullohen lundrimet në Vlorë e Durrës

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore tirane policia rrugore tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2021, 15:31

Shirat e dendur, përmbyten disa rrugë në Vlorë

VLORË – Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa prej lagjeve të qytetit të Vlorës. Së fundmi, “Albano e Romina”, “Kali i Trojës”, “24 ...