Aktualitet

Dhunoi fizikisht bashkëjetuesen, arrestohet 59-vjeçari në Fier

9 Dhjetor 2021, 12:29 Nga DOSJA
Dhunoi fizikisht bashkëjetuesen, arrestohet 59-vjeçari në Fier

FIER– Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij. Sipas Policisë, 59-vjeçari me iniciale H. Sh., banues në Fier pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Po ashtu, në pranga ka përfunduar edhe një tjetër person, ndërsa janë proceduar penalisht edhe dy të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. Sh., 59 vjeç, banues në Fier pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij,”-thuhet në njoftimin e policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Ford” nuk i është bindur shenjës së ndalimit të bërë nga punonjësit të Policisë për të ndaluar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. Sh., 59 vjeç, banues në Fier pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Ndërsa të proceduarit janë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasit D. Sh., 38 vjeç dhe E. G., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasin E. Sh., 35 vjeç. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht shtetasin V. Xh., 66 vjeç, banues në Visokë, Mallakastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit H. S., 55 vjeç.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fier policia e fier fier policia e fier

Sondazh

Poll