Aktualitet

Plumb pas “festës” me drogë e alkool! Zbulohet shkaku i plagosjes në Durrës

9 Dhjetor 2021, 12:39 Nga DOSJA
Plumb pas “festës” me drogë e alkool! Zbulohet shkaku i

DURRËS- Detaje të reja zbulohen nga plagosja me armë e 20-vjeçarit, Arni Sulejmani, brenda dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, mëngjesin e kësaj të enjteje. Arni Sulejmani dyshohet se u plagos aksidentalisht nga 26-vjeçari Markeljan Beqiri në krah. Ka qenë vetë i riu, i cili në dëshminë e dhënë para oficerëve të Policisë ka pohuar që bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

Megjithatë motivet e konfliktit mbeten të paqarta, por paraprakisht mësohet se të gjithë të rinjtë kishin përdorur drogë dhe alkool. Ndërkohë që Beqiri është shpallur në kërkim bashkë me Tefik Shehun, në pranga ka përfunduar një transgjinore, Anxhela Brisku dhe Enver Hysenaj, i cili e ndihmoi të fshihej pas plagosjes. 

LAJMI KRYESOR: 3 djem e 1 transgjinore brenda hotelit në Durrës! Tentoi të vrasë shokun,2 në kërkim

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet durres plagosje brenda hotelit ne durres policia e durresit durres plagosje brenda hotelit ne durres policia e durresit

Sondazh

Poll