Aktualitet

Shirat e dendur fryjnë Drinin, banorët e Nënshkodrës në ankth nga përmbytjet

9 Dhjetor 2021, 12:41 Nga DOSJA
Shirat e dendur fryjnë Drinin, banorët e Nënshkodrës në

SHKODËR – Moti i keq që ka përshirë vendin tonë ditën e sotme ka sjellë problematikat e para në disa qytete, veçanërisht në Durrës dhe Vlorë, ku janë shfaqur vështirësi me ankorimin dhe nisjen e tragetëve. Ndërkohë, në zonat malore të Shkodrës janë hasur probleme në akset rrugore, ndërsa banorët e Nënshkodrës janë me sytë nga kaskada e Drinit ku nëse prurjet rriten, hapja e portave të shkarkimit është e pashmangshme. Banorët e Nënshkodrës janë me sytë nga qielli pasi nëse shtohen reshjet dhe prurjet dhe vendoset hapja e portave të shkarkimit atëherë përmbytjet janë të pashmangshme.

Të dhënat tregojnë se aktualisht nuk ka gjasë të vendoset një hapje e portave, por asgjë nuk përjashtohet me shtimin e reshjeve. Problematike aktualisht paraqitet në rrugën e Thethit për shkak të reshjeve të dëborës. Edhe në juglindje, në aksin Shtyllë-Panarit paraqiten vështirësi dhe problematika në rrugë.

LAJMI KRYESOR: STUHIA godet vendin! Tragetet s’ankorohen, pezullohen lundrimet në Vlorë e Durrës

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi moti per sot moti moti i keq ne shqiperi moti per sot

Sondazh

Poll