Aktualitet

Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, delegacioni i BE në Tiranë: Na keni krah!

9 Dhjetor 2021, 11:16 Nga DOSJA
Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, delegacioni i BE në

TIRANË – Sot është Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit! Në lidhje me këtë ditë ka reaguar me anjë të një postimi në rrjetin social Twitter edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, të cilët pretendojnë se korrupsioni largon burimet jetike nga Shqipëria, ndërsa vijon më tej se kjo ndikon në sundimin e ligjit dhe uljen e besimit publik ndaj institucioneve shtetërore. Në reagimin e tij, delegacioni i BE në vendin tonë, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve shqiptare që të intensifikojnë veprimet e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të garantuar kështu më shumë ndëshkueshmëri dhe vendosjen e drejtësisë për të gjithë ata që janë përfshirë në akte korrupsioni.

Reagimi i plotë i delegacionit të BE në Shqipëri:

Korrupsioni largon burimet jetike nga Shqipëria, ndikon në sundimin e ligjit dhe besimin e publikut ndaj institucioneve dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të vendosin drejtësi për të gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni. Është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. BE qëndron pranë Shqipërisë dhe popullit të saj në këtë luftë.

Corruption drains vital resources from #Albania??, impacts on the rule of law and on public trust towards institutions, and significantly slows down economic development. On #IACD2021 we call on all institutions to intensify their action against corruption & to bring to… 1/2

— EU in Albania (@EUinAlbania) December 9, 2021

LAJMI KRYESOR: Lufta Anti-Korrupsion/ Basha: Koha të pastrojmë politikën!SHBA: Jemi donator kryesor

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet delegacioni i be ne tirane dita ndërkombëtare kundër korrupsionit delegacioni i be ne tirane dita ndërkombëtare kundër korrupsionit

Sondazh

Poll