Aktualitet

U vetëvar në burg, mbërrin trupi i Adem Rusit, i vëllai: T’i bëhet autopsi këtu!

9 Dhjetor 2021, 12:22 Nga DOSJA
U vetëvar në burg, mbërrin trupi i Adem Rusit, i vëllai:

SHQIPËRI – Ka mbërritur në Shqipëri trupi i pajetë i Adem Rusit, i burgosuri shqiptar, i cili sipas informacioneve të policisë greke pak ditë më parë u vetëvar me lidhësen e këpucëve në furgonin e policisë, teksa po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut famëkeq të Malandrinos. Mirëpo, familjarët e tij, nuk janë aspak të bindur me shpjegimin e autoriteteve greke, për shkakun e vdekjes së të afërmit të tyre, ndërsa deklarojnë se do të kryejnë një autopsi në Shqipëri, për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes. Vëllai i viktimës, Shkëlqim Rusi, ka përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes se 40-vjeçarit duke theksuar se rezultatet e autopsisë që do të bëhen në Shqipëri do të zbulojnë të vërtetën.

“Në Prokurori ka vajtur kallëzimi penal që bëra, dhe do shkoj të pyes për te marrë fletën nëse do pranojnë kallëzimin. Dua me çdo kusht që t’i bëhet autopsia, që të di shkakun e vdekjes e të fle rehat. I kam marrë të gjitha letrat, vetëm atë të prokurorisë pres. Përgjigje deri më tani kam ato që kanë nxjerrë grekët, por unë s’besoj asnjë gjë, këtu do dalë e vërteta. Morën fillimisht nënën, pastaj më morën mua e më thanë që e kemi çuar në spital, për kontroll rutinë, natën nuk ka kontroll rutinë. Ka pirë klorinë më tha drejtori i burgut, tha u bë mirë, kur po e kthenim fatkeqësisht vari veten, në makinë të policisë, me gardianë brenda. Ata nuk të lenë as me lidhëse këpucësh, as me rrip, asgjë të ketë i burgosuri, plus ka qenë i prangosur dhe me 2-3 shoqërues. Do kërkoj drejtësi deri në fund, sikur edhe kjo të jetë e vërtetë që të ketë varur veten, është neglizhencë e tyre. Pas vëllait tim mund ta kenë radhën të tjerët, shteti tonë duhet të ngrejë strukturë në ambasadat tona që të mbrojë të gjithë të burgosurit. Shpresën vetëm te autopsia e kam”, është shprehur Shkëlqim Rusi.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adem rusi shkelqim rusi adem rusi shkelqim rusi

Sondazh

Poll