Aktualitet

Escobar vjen në Tiranë/ DETAJI- Jo tek Rama! Të parit i shkon në zyrë Lulzim Bashës

9 Dhjetor 2021, 10:39 Nga DOSJA
Escobar vjen në Tiranë/ DETAJI- Jo tek Rama! Të parit i shkon

TIRANË– Gabriel Escobar do të zhvillojë sot takime me zyrtarët më të lartë të vendit! Takimin e parë, i dërguari i posaçëm i Amerikës për Ballkanin Perëndimor do ta zhvillojë me kryedemokratin Lulzim Basha. Rreth orës 11:30, Escobar do të shkojë në selinë blu për të takaur e diskutuar me numrin një të opozitës, por nuk dihet arsyeja përse ka zgjedhur Bashën për ta takuar të parin?

Ka një mesazh të veçantë për të, gjithmonë duke marrë parasysh faktin që për 2 ditë ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, apo është thjeshtë çështje axhende? Kësaj pyetjeje do t’i japim përgjigje shumë shpejt pas përfundimit të takimit, ndërsa ende nuk dihet nëse do të mbajnë ndonjë komunikim për mediat jashtë selisë blu.

Ndërkohë që vlen për t’u përmendur edhe fakti që Escobar nuk do të zhvillojë asnjë takim me presidentin Ilir Meta, ndërsa në vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut, të parit i shkoi në zyrë kreut të shtetit, Stevo Pendarovski.

LAJMI KRYESOR: Dy ditë para Kuvendit të Berishës! Escobar sot në Tiranë, takohet me Bashën e Ramën

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gabriel escobar gabriel escobar ne tirane gabriel escobar gabriel escobar ne tirane

Sondazh

Poll