Aktualitet

Siriani ngriu në Moravë/Dyshohet të ketë vdekur 3 ditë më parë, ekzaminimi në Tiranë

9 Dhjetor 2021, 11:02 Nga DOSJA
Siriani ngriu në Moravë/Dyshohet të ketë vdekur 3 ditë

TIRANË– I riu nga Siria i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme në malin e Moravës në Korçë dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë 3 ditë më parë. Ai u gjet nga një grup tjetër klandestinësh që po futeshin nga Greqia në Shqipëri, të cilët njoftuan policinë për trupin e pajetë që gjetën.

Menjëherë pasi u njoftuan për një trup të pajetë, në vendin e sinjalizuar mbërritën forca policie si edhe autoambulanca, të cilët fillimisht e transportuan atë në morgun e qytetit të Korçës.

I riu dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulta që karakterizojnë rajonin e Korçës në këtë periudhë të vitit. Pritet që ekspertiza e të riut për të përcaktuar zyrtarisht shkakun e vdekjes të bëhet në Tiranë.

27-vjeçari mori rrugën të cilën e ndjekin shumë klandestinë të cilët ecin me ditë të tëra nga shteti grek drejt kufirit të gjelbër në Kapshticë e më pas synojnë kryeqytetin.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet morave ngrin siriani sirian tirane vdes siriani ne morave morave ngrin siriani sirian tirane vdes siriani ne morave

Sondazh

Poll