Aktualitet

VD-Erë dhe dallgë të larta, ka vonesa në lundrimin e trageteve të linjës Durrës-Bari

9 Dhjetor 2021, 09:44 Nga DOSJA
VD-Erë dhe dallgë të larta, ka vonesa në lundrimin e

DURRËS Moti në vend ka pësuar një përkeësim të menjehershëm dhe efektet janë ndjerë sidomos në zonat bregdetare. 

Në qytetin e Durrësit ka vonesa në lundrimin e trageteve mes dy brigjeve të Adriatikut dhe shkak duket se është deti i dallgëzuar.

Në Gjirin e Durrësit dallgëzimi është 5-6 ballë, ndërsa në det të hapur forca e detit arrin në 8 ballë. Burime nga kapiteneria e Durrësit thone se moti i keq në shtetin fqinj ka shkaktuar vonesa për lundrimin e trageteve të linjës Bari-Durrës.


Dy tragetet e linjës duhej të kishin mbërritur në portin e Durrësit mëngjesin e sotëm, në orën 08:00, po për shkak të motit ato janë nisur rreth orës 05.00 të mëngjesit nga Bari. Sipas parashikimeve, dy tragetet do të mbërrijnë në port pas orës 13:00.

Probleme ka pasur edhe me tragetet që do lundronin drejt portit të Barit teksa njëri nga dy tragetet është nisur 3 orë me vonesë, rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm. Ndërkohë trageti tjetër i linjës së Barit nuk është nisur natën e kaluar siç parashikohej. Për shkak të një incidenti gjatë manovrave si pasojë e një problemi në sistemin e komandimit ai nuk ka lëvizr fare nga porti.

LAJMI KRYESOR:Sot STUHIA godet Shqipërinë!Trageti nga Brindisi nuk ankorohet, pezullohen lundrimet

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet linja bari-durres moti i keq ne shqiperi pezullohet lundrimi ne durres pezullohet lundrimi ne vlore linja bari-durres moti i keq ne shqiperi pezullohet lundrimi ne durres pezullohet lundrimi ne vlore

Sondazh

Poll