Aktualitet

Protesta kundër ‘Unazës së Madhe’: Opozita fle gjumë, të bashkohemi të gjithë

8 Dhjetor 2021, 16:34 Nga DOSJA
Protesta kundër ‘Unazës së Madhe’: Opozita fle

TIRANË – Banorët e zonës së Laprakës në kryeqytet kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar prishjen e 700 banesave nga projekti i “Unazës së Madhe”. Njëri prej qytetarëve akuzoi jo vetëm qeverinë dhe bashkinë e Tiranës për këtë “tender korruptiv”, por dhe opozitën e cila nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për problemin e tyre. Gjithashtu, u përsërit kërkesa për bisedime me qeverinë dhe bashkinë për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për palët. Nga ana tjetër, u bë thirrje që të gjithë banorët e lagjeve të Tiranës (ish-Stacioni i Trenit, 5 maj, etj) të cilët preken nga projekti i ‘Unazës së Madhe’ të bashkohen në një protestë të madhe kundër shembjes së banesave nga bashkia dhe qeveria.

“Një tendet korruptiv, i devijuar i Unazës së Madhe. Do ta vazhdojmë protestën deri në ditën që do marrim zgjidhje, derisa të nisin negociatat që t’u japin zgjidhje banorëve që jetojnë në këtë zonë. Është tender korruptiv, që fllon nga ‘Shqiponja’ deri në Shkozë,. Shkatërrohen 700 banesa, nga këto, 110, sipas ARRSH-së, janë te legalizuara. E kemi ndjekur drejtorin e ARRSH-së Ervis Berberin që tha se në fillim të dhjetorit do nisë projekti i Unazës së Madhe. Janë parë në terren punonjësit e ARRSH-së duke bërë matje si dhe banesa të tjera që priten të shemben nga projekti.

Duam që të ulemi të diskutiojmë me autoritetet shqiptare, bashkia e Trianës, kryeministrinë që i kanë dhënë jetë këtij projekti, Nuk e kuptojmë arsyen se pse devijon. Ka devijuar disa herë. Ka qenë projekt i Adil Çarçanit, ka ndryshuar. Do t’i cilësojnë si kolibe në të ardhmen. Janë banesa disa katëshe ku jetojnë familje. Ndaj duam që të ulemi me autoritetet përkatës,  duam të dimë se çfarë do të ndodhë.

Janë 1500 familje që preken nga ky projekt, nesër do të jenë në qiell të hapur. Jemi dhe dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, ka njerëz këtu që u është dëmtuar banesa nga tërmeti. Nuk kanë marrë as bonus qeraje, por janë lënë jashtë skemës së kompensimit, jashtë bonusit të qerase.

Një tërmet tjetër njerëzor do të jetë tenderi korruptiv ‘Unaza e Madhe’. Kjo unazë shemb 700 banesa. Si do trajtohen këto familje?! Flasin me pompozitet për anti-korrupsionin, flet Manja. Të vijë ta shohë, të hapë letrat në kadastër. Nuk janë bërë legalizime. Duhet të vijohet sipas ligjeve.  Jemi zona kadastër 83-10. Bashkia ka përcaktuar çmimin referencë. Askush të mos afrohet pa dhënë zgjidhje këtyre familjeve. Kam një mesazh për të gjitha lagjet që preken nga shembja. Duke qenë se ne sot jemi në kushtet më të këqija të mundshme, një protestë, nuk kemi asnjë deputet të flasë për ne, s’ka opozitë, as s’flasin në komisone për të dhënë zgjidhje. Përveç opozitës që fle gjumë, kemi bashkinë që etiketon njerëzit se nuk janë të denjë të jetojnë në Tiranë. Kemi një kryeministër arrogant. Ftoj njerëzit e thjeshtë ‘5 maj’, ish-‘Kinostudio’, etj, të bashkohemi në një ditë të vetme, do shkojmë në zyrat e institucioneve paqësisht. Protestat në shesh duhet ta çojnë mesazhin atje ku duhet me ose pa hir. Nuk e kuptoj pse heshtin, pastaj njëherë 5 milionë, njëherë 10 milionë euro ndryshojnë projektin. Nuk i shpenzojnë 5 mijë lekë naftë të vijnë të takojnë njerëzit. Nga momenti i miratimit të tenderit, një orë më vonë, mund të nisë projekti. Nuk kanë mëshirë për asnjë person”, u shpreh protestuesit i zonës së Laprakës.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj protesta ne laprake termeti i 26 nentori ulsi manja unaza e madhe erion veliaj protesta ne laprake termeti i 26 nentori ulsi manja unaza e madhe

Sondazh

Poll