Aktualitet

Zjarr në autostradën Vlorë-Fier, makina merr flakë në ecje

8 Dhjetor 2021, 15:08 Nga DOSJA
Zjarr në autostradën Vlorë-Fier, makina merr flakë në

VLORË – Një makinë mori flakë pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier tek nënkalimi i fshatit Panaja. Automjeti i shoferit S.Sh. është djegur pjesërisht dhe për fatin e mirë ai ka shpëtuar. Sipas informacioneve paraprake të policisë së Vlorës, mendohet se shkaku i zjarrit ka qenë një difekt teknik në makinë.

NJOFTIMI I POLICISë:

Më datë 08.12.2021, rreth orës 15:30, në autostradën Vlorë-Fier, tek nënkalimi i fshatit ” Panaja”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin S.Sh.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet autostrada vlorë-fier digjet makina autostrada vlorë-fier digjet makina

Sondazh

Poll