Aktualitet

VD- Pedagog pa mesatare! Ndodh te Mjekësia, doktorët: E papranueshme

8 Dhjetor 2021, 14:57 Nga DOSJA
VD- Pedagog pa mesatare! Ndodh te Mjekësia, doktorët: E papranueshme

TIRANË– Hapja e konkursit për 2 vende pune si pedagog me kohë të plotë në departamentin e imazherisë në fakultetin e mjekësisë, ka sjellë ankesën e 4 mjekëve të njohur radiolog. Në një prononcim për Top Channel ata shprehen të shqetësuar se vlerësimi i konkurrentëve pa kriterin e notës mesatare të studimeve universitare 8 e lart është në kundërshtim me rregulloren e statutit të universitetit të mjekësisë.

“Jemi para faktit se nga kriteret është eliminuar nota mesatare që ndikon në cilësinë e kandidadit. Kjo të bën të dyshosh se qëllimi është favorizues ndaj kandidatëve të tjerë që nuk përmbushin këtë kriter,”- thotë Arben Rroji, mjek neuro-radiolog.

Në një ankesë zyrtare drejtuar rektoratit dhe qeverisë ata theksojnë se një pedagog me notë mesatare më të ulët se studenti i tij është e papranueshme për një fakultet që ka në historinë e tij emra të mëdhenj të mjekësisë shqiptare. Ndërkaq mjekët deklarojnë se prej vitesh punojnë si personel akademik të jashtëm në departamentin e imazherisë, pasi konkurset e mëparshme nuk kanë njohur fituesit.

“Para 10 vitesh ka pasur ky department 5 pedagogë me kohë të plotë, sot është 1. Janë 4 vende vakante dhe janë bërë 3 konkurse ku kriter ka qenë nota mesatare, te ky i fundit e kanë hequr kriterin. E papranueshme!”- shton Rroji më tej.

Ndërsa rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata u shpreh se është bërë një gabim në publikimin e kritereve, e që nota mesatare vijon të jetë kriter vlerësimi për kandidatët.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arben rroji universiteti i mjekesise arben rroji universiteti i mjekesise

Sondazh

Poll