Aktualitet

“Foltorja” ‘pushton’ dhe selinë e PD! Nis më 11 tek Air Albania po nuk mbyllet aty

8 Dhjetor 2021, 14:59 Nga DOSJA
“Foltorja” ‘pushton’ dhe selinë e PD! Nis më

TIRANË– Drejtoresha e komunikimit të “Foltores”, Floriana Garo, teksa foli për detajet e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit, deklaroi se Kuvendi do të nisë në Air Albania dhe do të përfundojë në selinë e PD-së. Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi Garo zbulon detajet e Kuvendit Kombëtar, duke konfirmuar se  Kuvendi do të nisë në orën 10 të mëngjesit. Ndër të tjera Floriana Garo, thotë se nuk do të ketë Foltore deri të shtunën e 11 dhjetorit dhe se të gjitha vendimet do të merren në Kuvendin Kombëtar. Ajo shtoi se pas 11 dhjetorit nuk do jetë më dy grupime të Partisë Demokratike.

“Do mbahet në Air Albanai, do të nisë rreth në orën 10. Janë mbledhur rreth 5200 firma të delegatëve. Delegatët që kanë firmosur  të jenë në një zonë krejtësisht të veçuar nga pjesa tjetër e simpatizantëve, anëtarëve dhe të gjithë atyre që duan të jenë prezent. Kuvendi do të nisë në Air Albania dhe do të përfundojë në selinë e PD-së. Duam t’i sigurojmë sa më shumë transparencë medieve dhe anëtarëve. Të gjitha vendimet do të merren në Kuvend. Qëllimi ynë është të shkojmë në selinë e PD. Por vendimet do të merren në Kuvend. Ky Kuvend do shprehë vullnetin e demokratëve, vullnetin e anëtarësisë. Anëtarësia po merr në dorë fatin e partisë. Pas 11 dhjetorit nuk do ketë më dy grupime, por do ketë vetëm një Parti Demokratike, që shpreh vullnetin e demokratëve, që shpreh vullnetin a anëtarësie.  Nuk do ketë më dy grupime të Partisë Demokratike,”- tha Floriana Garo.

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore floriana garo kuvendi kombetar i 11 dhjetorit partia demokratike floriana garo kuvendi kombetar i 11 dhjetorit partia demokratike

Sondazh

Poll