Aktualitet

FOTOJA- Ç’ka ndodhur? Bujar Nishani shfaqet krah socialistit Pjerin Ndreu

8 Dhjetor 2021, 16:23 Nga DOSJA
FOTOJA- Ç’ka ndodhur? Bujar Nishani shfaqet krah socialistit Pjerin

LEZHË– Ish-Presidenti i Shqipërisë dhe ish-Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani është shfaqur sot krah kryebashkiakut socialist Pjerin Ndreu.

Në një foto të shkrepur gjatë ceremonisë së organizuar nga Bashkia e Lezhës ku Ndreu ka nderuar me çmimin “Qytetar Nderi” i Lezhës Altin Prengën për promovimin e vlerave, kulturës, traditës së zonës por dhe të gjithë Shqipërisë, me ngritjen e biznesit “Mrizi i Zanave Agroturizëm”, shihet edhe Nishani.

Demokrati Nishani që në momentin që kryedemokrati Lulzim Basha e zëvendësoi me Edi Palokën, kryetarin aktual të Këshillit Kombëtar të PD-së i ka shprehur hapur kritikat ndaj kreut të Partisë Demokratike.

Ai është parë dhe në foltoret e ndërmarra nga ish-kryeministri Sali Berisha, por qëndrimi pranë Ndreut mbetet i pakuptueshëm.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore bujar nishani pjerin ndreu bujar nishani pjerin ndreu

Sondazh

Poll