Aktualitet

Reshjet e dëborës, bllokohet Malësia e Madhe, trashësia 60 cm

8 Dhjetor 2021, 14:54 Nga DOSJA
Reshjet e dëborës, bllokohet Malësia e Madhe, trashësia 60

SHKODËR – Dëbora e rënë në Malësinë e Madhe ka krijuar vështirësi për banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve. Trashësia e dëborës në Lëpushë ka shkuar në 60 cm, ndërsa në Qafën e Bërdelecit lëvizja është vështirësuar shumë.

Raportohet se asnjë borëpastruese nuk ka mbërritur dot në këto zona për shkak të terrenit të vështirë dhe trashësisë së dëborës.

Kushtet atmosferike janë përkeqësuar gjatë dy javëve të fundit ku ka patur reshje të dendura shiu dhe dëbore në pjesë të ndryshme të vendit. Sot temperaturat kanë shënuar sërish ulje.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet malesi e madhe moti i keq ne shqiperi reshje debore malesi e madhe moti i keq ne shqiperi reshje debore

Sondazh

Poll