Aktualitet

PARANDALOHET vrasja e Palucës/ Arratisen 2 ekzekutuesit, 3 në pranga. Shkak, droga!

8 Dhjetor 2021, 09:05 Nga DOSJA
PARANDALOHET vrasja e Palucës/ Arratisen 2 ekzekutuesit, 3 në pranga.

LEZHË– Preng Paluca i ka shpëtuar një atentati për herë të tretë! Policia e Shtetit ka parandaluar një atentat të organizuar ndaj tij me mina me telekomandë, të ideuar në Lezhë, mes 3 personave, të ndihmuar nga vjehërrit e tyre, Nikoll dhe Marie Marku. Grupi i vrasësve me pagesë, Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, bashkë me çiftin Nikoll dhe Marie Marku, ishin paguar për të hequr qafë njëherë e mirë, Preng Palucën. Por nuk ia dolën! 

Këtij të fundit bashkë me bashkëshorten, Antonetën, i është bërë atentat pranë shtëpisë në datën 7 gusht në Kamëz, ku mbetën të plagosur të dy, ndërsa edhe më herët ishin sulmuar. Sipas të dhënave të mbledhura nga Policia, Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi, të dy të shpallur në kërkim, të cilët kanë pasur që më herët konflikte me vëllezërit Paluca në Kamëz. Shkak për konfliktin e nisur mes palëve, dyshohet se është bërë prishja e pazareve të drogës në Belgjikë.

Ndaj kishin vendosur që të hakmerreshin në Shqipëri, duke përdorur ambientet e banesës dhe të restorantit të Nikoll Markut, si vendin ku mblidheshin dhe organizonin planin për vrasjen. Ndërsa Mark Lamkja, dhëndri i Nikoll Markut, është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.

Në ambientet e lokalit në Lezhë, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, që mendohet se ishin prodhuar jashtë Shqipërisë, në një vend fqinjë. Por nuk mbaron këtu, u gjetën edhe 88.900 euro; 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet. Pra një artileri e tërë. Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për t’ju nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme, pasi dyshohet se mund të jenë përdorur edhe për ngjarje të tjera kriminale.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Policia di kush porositi vrasjen! Si u zbulua atentati ndaj Palucës, flisnin lirisht

Si u zbulua organizimi i vrasjes/Konflikti nisi në Belgjikë, shkak u bë droga

Vrasje për pazare droge! Kuptimi i operacion “Mataro”, ku u përplasën për ‘mallin’

Organizuan atentatin! Çifti nga Lezha futi në ‘lojë’ dhëndrin, PAMJET e arrestimit

EMRAT/ Çifti nga Lezha planifikoi ATENTATIN, minat i morën jashtë Shqipërisë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat preng palucës edmir vlashi nikoll marku preng paluca atentat preng palucës edmir vlashi nikoll marku preng paluca

Sondazh

Poll