Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës! Kohë ka, por jo thelb! Muzhaqi s’di ç’flet para mediave

8 Dhjetor 2021, 15:43 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës! Kohë ka, por jo thelb! Muzhaqi s’di

TIRANË– Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi ka komentuar si një ndërgjegjësim të rinisë për mbrojtjen e të drejtave të tyre përkujtimin e të riut Klodian Rasha që u vra nga efektivi Nevaldo Hajdaraj dhe solli mbajtjen e protestave kombëtare. E pyetur se ç’do të bëhet për mbrojtjen e të drejtave të të rinjve, Muzhaqi tha dy fjali që nuk kishin lidhje aspak me pyetjen që iu bë dhe madje linte të kuptohej se ministrja mund të mos ishte fare në dijeni të vrasjes që ngriti në këmbë të gjithë Shqipërinë.

Pjesë nga biseda:

Pyetja: Një vit nga vrasja e Klodian Rashës çfarë do të bëhet për të mnbrojtur jetën e të rinjve?

Bora Muzhaqi: Patjetër që kur vjen puna për tu marrë me pjesën e mbrojtjes apo sigurimit të të drejtave të të rinvje është ndërgjegjësimi. Kuptimi për mënyrën si ata duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për të drejtat e tyre por dhe institucionet në vetvete.

Bora Muzhaqi është një nga prurjet e reja të kryeministrit Edi Rama, i cili e futi në kabinet në mandatin e tretë, por ajo që ka ditur të bëjë deri më tani është tregojë se përsa i përket dikasterit që ka marrë nën drejtim, është totalisht e painformuar. Daljet e saja para mediave për ngjarje të rënda, siç ishte edhe vrasja e Mateos Vasiut në Fier, kanë qenë një ‘ngelje në klasë’.

Ndryshe nga hera e shkuar që u pyet për vrasjen e 8-vjeçarit, që ministrja tha se s’kishte kohë, këtë herë minutat s’i kanë munguar, por thelbi.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike bora muzhaqi klodian rasha nevaldo hajdaraj bora muzhaqi klodian rasha nevaldo hajdaraj

Sondazh

Poll