Aktualitet

Policia di kush porositi vrasjen! Si u zbulua atentati ndaj Palucës, flisnin lirisht

8 Dhjetor 2021, 15:35 Nga DOSJA
Policia di kush porositi vrasjen! Si u zbulua atentati ndaj Palucës,

TIRANË– Një vrasje është parandaluar në Tiranë! Preng Paluca u planifikua të vritej me mina të telekomanduara nga një grup kriminal rival, për shkak të prishjes së një pazari drogë në Belgjikë e Spanjë. Porositësit kishin ‘kontraktuar’ për të bërë punën 3 persona; Hektor Sadiku, Edmir Vlashi dhe Mark Lamkja. Këta të fundit planifikonin çdo gjë në lokalin e vjehrrëve të tyre, Nikoll dhe Marie Marku.

Sipas gazetarit Elton Qyno, rasti u zbulua krejt rastësisht, pasi Policia kishte një çështje tjetër në hetim për trafik të lëndëve narkotike dhe në këtë kuadër ka nisur edhe përgjimi i bisedave telefonike. Në këtë biseda është treguar zero kujdes duke diskutuar pa asnjë shqetësim e duke dhënë emra të përveçëm për personat të cilët ishin objektiv të atentatit.

Nga pakujdesia e tyre është marrë vesh edhe porositësi i atentatit që është kundërshtari i grupit Paluca, person i cili ka vënë në dispozicion sasinë e parave dhe armatimin. Megjithatë Policia e di edhe emrin e personit që ka porositur vrasjen. Ai ka ditur mënyrën si dhe kush do të kryente vrasjen, e si do të komunikonin bashkë të ‘zgjedhurit’ e tij.

Tre bashkëpunëtorët kishin marrë masat që ditën kur të kryenin krimin në Tiranë të kishin një kanal komunikimi me anë të radiove si ato të Policisë së Shtetit. Po këto radio, kapin edhe valët në të cilat komunikojnë efektivët blu, ç’ka do tu jepte atyre mundësinë të ishin në dijeni të lëvizjeve ose postblloqeve të mundshme pas atentatit.

LAJMI KRYESOR: PARANDALOHET vrasja e Palucës/ Arratisen 2 ekzekutuesit, 3 në pranga. Shkak, droga!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat preng palucës operacioni mataro atentat preng palucës operacioni mataro

Sondazh

Poll