Aktualitet

Fier/ Vidhnin naftën bruto, arrestohen 4 punonjës të ‘Alpetrol’ (EMRAT)

8 Dhjetor 2021, 14:01 Nga DOSJA
Fier/ Vidhnin naftën bruto, arrestohen 4 punonjës të

FIER– Policia e Shtetit ka arrestuar 4 persona pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë të vjedhjes së naftës bruto në zonën naftëmbajtëse Visokë-Qafë e Kashit, që janë nën administrimin e Albpetrolit. Në njoftimin e Policisë, në pranga kanë përfunduar: Arjan Kallashi, 49 vjeç me detyrë kryetar i degës teknike  Albpetrol, Selami Rustemi, 54-vjeç pergjegjës për mbarëvajtjen e dhe pompimit, Dilaver Idrizaj 56-vjeç dhe Dashamir Merkaj 54 vjeç, të dy punonjës të task forces.

Për çështjen, kallëzimi i parë ka dalë nga drejtori i Kabinetit i Albpetrol, i cili ka bërë kallëzimin duke pretenduar se të prangosurit janë kapur duke transportuar një sasi të konsiderueshme me naftë dhe ujë teknologjik të marrë në depozitat e Usojës, e cila do të injektohej në puset e Kashit. Dyshohet se nafta bruto mund të jetë vjedhur me autobotët që duhet të pomponin ujë në shtresat e nëntokës, një proces teknologjik që kryehet në puset e naftës, duke vjedhur kështu karburantin bruto. Megjithatë hetimet vazhdojnë për të mësuar nëse në këtë skeme vjedhjeje të naftës janë përfshirë edhe persona të tjerë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier

Vihen në pranga 4 punonjës të kompanisë “Alpetrol” për shpërdorim detyre. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. K., 49 vjeç, banues në Fier, me detyrë kryetar i degës teknike Alpetrol; S. R., 54 vjeç, banues në Fier, pergjegjës për mbarëvajtjen e seperatorëve dhe pompimit.;D. I., 56 vjeç, banues në Fier dhe D. M., 54 vjeç, banues në Ballsh, punonjës të task forcës në Alpetrol.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Y. S., me detyrë Drejtor i Kabinetit të Alpetrol, se këta shtetas në datë 07.12.2021 kanë vepruar në kundërshtim me urdhërin e brendshëm të Drejtorit të kompanisë Alpetrol, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me naftë dhe ujë teknologjik të marrë në depozitat e Usojës, e cila do të injektohej në puset e Kashit. Materialet do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

SHIKO EDHE KËTË:

Vidhnin naftë në autobote, shoqërohen disa persona në Fier

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fier policia e fierit vjedhje nafte ne fier fier policia e fierit vjedhje nafte ne fier

Sondazh

Poll