Aktualitet

31 vite nga ‘8 dhjetori’/ Basha tek ArTurbina: S’e shkulëm dot mentalitetin komunist

8 Dhjetor 2021, 06:35 Nga DOSJA
31 vite nga ‘8 dhjetori’/ Basha tek ArTurbina: S’e

TIRANË– Në Ditën Kombëtare të Rinisë, kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një aktivitet me demokratët në ambientet e ArTurbina. Në organizimin e sotëm, Basha mblodhi në panel disa nga figura të njohura të Partisë Demokratike, shkrimtarë, studiues, publicistë, historianë, për të diskutuar lidhur me ‘8 dhjetorin’, ndërsa edhe vetë mbajti një fjalë nga shkallët e godinës, pa u ngjitur në skemë. 

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, e konsideroi këtë 8 dhjetor si një ditë që duhet kërkuar falje për atë pjesë të përgjegjësisë që sipas tij i ka mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensionin e vuajtjes ku ishte 31 vite më parë.

“Kërkoj sot faljen si kryetar i Partisë Demokratike në emër të Partisë Demokratike, në emër të demokratëve shqiptarë për të gjitha ato përgjegjësitë tonat, gabimet tona, pse jo dhe fajet tonat që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensionin e vuajtjes aty ku ishte 31 vite më parë,“- tha kryedemokrati.

Ndër të tjera në fjalën e tij, kreu i PD-së Basha tha se u desh rreshtimi i Shteteve të Bashkuara në krah të Partisë Demokratike që të mundej komunizmi. Lëvizja Studentore e vitit 1990, sipas Bashës arriti të rrëzojë sistemin, por jo të zhbëjë mentalitetin komunist. Pas tij, ish-studenti i lëvizjes së dhjetorit 1990, Spiro Cura, dha një mesazh në 31-vjetorin e kësaj lëvizjeje, duke u ndalur te slogani i saj “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe duke e cilësuar atë një thirrje e kërkesë të rinisë. Po ashtu, “ish-dhjetoristi” Cura tregoi një detaj të asaj dite, 8 dhjetor 1990, duke shpjeguar dhe se si triumfoi ideja e Azem Hajdarit për rrëzimin e regjimit komunist.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dita e rinisë, Basha: Ju kërkoj falje për gabimet tona, PD do jetë më e fortë

‘Basha ishte i mirë para shtatorit’/ Demokrati kundërshton Markun: Kështu ka qënë

8 Dhjetori, Flutura Açka: Përulje të thellë për studentët, liria nuk vjen pa mund

Preç Zogaj: PD nuk fiton pa zgjidhur krizën, nuk mund të ketë 2 kryetarë

Basha ‘vesh më vesh’ me Rushajn/ Kthehet pas gjatë aktivitetit, çfarë i thotë?

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore 8 dhjetori dita e rinisë basha 8 dhjetor 2021 lulzim basha sali berisha 8 dhjetori dita e rinisë basha 8 dhjetor 2021 lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll