Aktualitet

Sulmi në Deçan/ Shoferi u vra për ‘hakmarrje’, PISTA e hetimit, autorët të lirë

8 Dhjetor 2021, 13:27 Nga DOSJA
Sulmi në Deçan/ Shoferi u vra për ‘hakmarrje’,

KOSOVË– Tragjedia në Deçan ende nuk ka asnjë autor të arrestuar. Deri më tani është zbuluar se objektiv i autorëve ka qënë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, i cili u qëllua me armë zjarri duke ndërruar jetë së bashku me dy nxënës që ishin në autobus.

Avokati Besnik Berisha pretendohet se ka pasur një vetëvrasje të një vajze për të cilën dikush e fajësonte shoferin e autobusit. Ai ka thënë se kjo është një prej pistave që po hetohet, pra “hakmarrje si rezultat i humbjes së jetës së një të reje.” Berisha ka shtuar se në këtë pistë s’ka diçka konkrete ende dhe se paralelisht me të po hetohet edhe një pistë tjetër. Vetëvrasja e vajzës mbetet një nga pistat e hetimit në të cilat po fokusohet grupi hetimor.

Ndërsa eksperti i sigurisë, Agim Musliu, deklaroi se vrasja e dy nxënësve ka qenë aksidentale e se në bazë të dëshmive, vrasësi nuk ka vepruar i vetëm, pasi mendohet se ai ka pasur bashkëpuntorë të tjerë në këtë ngjarje.

Edhe pse policia ka ofruar 20 mijë euro shpërblimi, policia e Kosovës ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë sulm që mori jetën e tre personave. Autori konsiderohet si një “fantazmë”, pasi pas vrasjes është larguar në mënyrë të beftë nga vendngjarja. Ndërsa edhe dëshmitarët janë shprehur se autori i maskuar, veproi shumë shpejt dhe u largua me shpejtësi për të mos lënë asnjë vend për dyshim. Dyshohet se autori e njeh shumë mirë zonën dhe ka punuar me shumë kujdes, pasi provat e siguruara janë shumë të pakta.

Viktima mbetën dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vrasja në Kosovë! E shkuara e shoferit, i fajësuar për vetëvrasjen e një vajze

Eksperti:Objekt i sulmit në Gllogjan ishte shoferi, autori kishte ndihmës

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni sulmohet autobusi ne kosove sulmohet autobusi ne kosove

Sondazh

Poll