Aktualitet

Nga eksplozivi te sulmi me silenciator, si i shpëtoi Paluca atentatit të tretë

8 Dhjetor 2021, 13:30 Nga DOSJA
Nga eksplozivi te sulmi me silenciator, si i shpëtoi Paluca atentatit

TIRANË – Policia e Shtetit ka bërë të mundur të parandalojë një vrasje në kryeqytet, teksa ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët kishin planifikuar të ekzekutonin Prend Palucën. Ky i fundit nuk e kishte për herë të parë që ka rënë pre e një atentati, pasi është tentuar të vritet edhe dy herë të tjera, njëherë me eksploziv dhe njëherë me armë zjarri, por të dyja herët ka shpëtuar mrekullisht.

Atentati i parë i është kryer rreth 3 vite më parë, ku në banesën e tij është vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Atentati i dytë ishte vetëm pak muaj më parë, kur Palucës iu bë atentat me armë zjarri në zonën e Kamzës në Tiranë, pranë banesës së tij, ku mbeti i plagosur së bashku me bashkëshorten e rij Antonetën, por që fatmirësisht arritin ti mbijetonin plagëve të marra.

Nëse Policia nuk do të kishte arritur ta parandalonte në kohë, ky do të ishte atentati i tretë ndaj Palucës, ndoshta edhe fatal për të, por ‘nuhatja’ e tij ka bërë që edhe këtë herë t’ia hedhë paq, megjithëse i duhet të ruhet për shkak se porositësit e këtij krimi enden ende të lirë në Shqipëri, ku janë kthyer vetëm përpara disa kohësh. Ai ka pikasur persona që i rrinin gjatë gjithë kohës nga pas dhe kjo e ka shtyrë që të marrë në telefon dhe të kërkojë ndihmën e Policisë, e cila ka bërë të mundur identifikimin dhe ka shmangur një tragjedi të mundshme.

LAJMI KRYESOR: PARANDALOHET vrasja e Palucës/ Arratisen 2 ekzekutuesit, 3 në pranga. Shkak, droga!

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet parandalohet vrasja ne tirane prend paluca parandalohet vrasja ne tirane prend paluca

Sondazh

Poll