Aktualitet

31 vjet nga Lëvizja Studentore,Berisha në ‘Foltoren’ e fundit: Shihemi më 11 dhjetor

8 Dhjetor 2021, 11:26 Nga DOSJA
31 vjet nga Lëvizja Studentore,Berisha në ‘Foltoren’ e

TIRANË– Sali Berisha ka mbajtur “Foltoren” e fundit në sheshin “Demokracia” në Qytet Studenti, poshtë shtatores së Azem Hajdarit. Në kuadër të Ditës Kombëtare e Rinisë, ish-kryeministri ka vendosur lule tek bashkëpunëtori i ndjerë, e më pas mbajti një fjalë të shkurtër për të pranishmit. Berisha ka premtuar rithemelimin e Partisë Demokratike si parti e studentëve, siç ishte edhe pikënisja e saj, duke riktujtuar kështu lëvizjen e dhjetorit, duke mos kursyer në akuza kryedemokratin Lulzim Basha. Ky i fundit, sipas tij, ka dërguar në 8 vite demokratët nga humbja në humbje.

Ndërkohë që i pranishëm në këtë “Foltore” ishte dhe djali i vogël i Azem Hajdarit, Azem Hajdari I Riu. Në fund, Berisha kujtoi edhe njëherë për Kuvendin Kombëtar që do të mblidhet në stadiumin “Air Albania” më 11 dhjetor, ku bëri me dije se do jenë të ftuar edhe të gjithë simpatizantët dhe mbështetësit e PD-së.

“Nga ky shesh, ftoj të gjithë demokratët, ftoj të gjithë delegatët e Kuvendit, ata që kanë firmosur dhe ata që nuk kanë firmosur, të vijnë në Kuvendin e rithemelimit të PD, që do mbahet në arenën e Air Albania,”-tha Berisha ndër të tjera.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Berisha i çon MESAZH të koduar Bashës! Me këngë i tregon ç’do ndodhë më 11 dhjetor

“Foltorja” e Berishës/Azem Hajdari: Shpresoj që kjo ditë e babai im të jenë frymëzim

Poshtë shtatores së Azem Hajdarit,Berisha pagëzon Bashën me emrin e ri: Lulzim Boshi

VËZHGIMI/ Jashtë 10°C! I ftohti kufizon Berishën, mbledh duart e mundohet t’i ngrohë

ME FOTO: ‘Dua të futem në politikë’/ Djali i Azem Hajdarit në krah të Berishës

vijon…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike 8 dhjetori dita e rinisë aksioni i berishes sali berisha 8 dhjetori dita e rinisë aksioni i berishes sali berisha

Sondazh

Poll