Aktualitet

I vodhi drogën në Belgjikë, por prapë do ta vrasë! Si lindi sherri Vlashi-Paluca

8 Dhjetor 2021, 12:57 Nga DOSJA
I vodhi drogën në Belgjikë, por prapë do ta vrasë! Si

TIRANË – Një atentat i mirëfilltë mafios, që ishte planifikuar të kryhej në Tiranë ndaj Prend Palucës, është parandaluar në kohë nga Policia e Lezhës, duke vënë kështu në pranga tre persona që do ta kryenin vrasjen, ndërsa janë shpallur në kërkim dy baxhanakët Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka.

Por, si nisi konflikti për pazaret e drogës mes Vlashit dhe Palucës?

Nga hetimet policia zbuloi se në vitin 2017 në Belgjikë, Edmir Vlashi i grabiti një sasi të madhe droge Prend Palucës. Prej asaj kohe, mes tyre lindi një konflikt i ashpër. 31-vjeçarët Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi, të dënuar më herët në Belgjikë për grabitje me armë e drogë, besohet sipas policisë se po e ndiqnin këmba-këmbës objektivin e tyre, Paluca, dhe po prisnin momentin për ta ekzekutuar. Mesa duket ky i fundit e kuptoi që ishte vënë në shënjestër dhe informoi policinë. Nga hetimet u zbulua se për të realizuar planin, Ndoka dhe Vlashi përdorën si bazë për armët restorantin e Nikoll e Marie Markut në Lezhë, dhe dhëndrin e tyre Mark Lamkja si bashkëpunëtor për realizimin e planit. Çifti Marku dhe dhëndri i tyre, i cili u arrestua me pistolete ne brez, gjatë ndërhyrjes së policisë tentuan të fshihnin provat. Hetimet zbuluan gjithashtu se Edmir Vlashi kishte tentuar edhe më parë të hakmerrej ndaj familjes së Prend Palucës, për shkak se dyshohet se tentoi të shpërthente me eksploziv banesën e Ndoc Palucës në Kamzë. Ndërkohë që Preng Paluca dhe bashkëshortja e tij I shpëtuan një atentati të mirëoganizuar pak kohë më parë, që ndodhi në sy të vajzës së tyre të mitur.

LAJMI KRYESOR: PARANDALOHET vrasja e Palucës/ Arratisen 2 ekzekutuesit, 3 në pranga. Shkak, droga!

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ndoc paluca parandalohet vrasja ne tirane prend paluca ndoc paluca parandalohet vrasja ne tirane prend paluca

Sondazh

Poll