Aktualitet

I pari në Tiranë, nis prishja e 7-katëshit të Maks Velos, asnjë sqarim nga Bashkia

8 Dhjetor 2021, 12:25 Nga DOSJA
I pari në Tiranë, nis prishja e 7-katëshit të Maks Velos,

TIRANË – Pallati 7-katësh i artistit të nderjë, Maks Velo, është duke u prishur në mes të ditës. Edhe pse godina ka nisur të shëmbet, nuk ka asnjë sqarim nga ana e Bashkisë së Tiranës,se pse po ndodh kjo, ndërsa kujtojmë se kjo godinë është shpallur në vitin 2017 monument kulture i kategorisë së dytë,  për vlerat historike dhe arkitektonike që mbart. Bashkia e Tiranës ka pretenduar pak kohë më parë se kjo godinë kishte disa çarje për shkak të tërmetit të Nëntorit të 2019-s, ndërsa nuk dihet nëse ajo do të ketë një shembje të pjesshme apo totale.

Në lidhje me këtë, ka reaguar pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar disa pamje ku shihet qartë se si pallati po prishet dhe avash avash do të kthehet në një gërmadhë, duke marrë me vete kështu gjithçka kish ngelur nga Maks Velo.

Postimi i plotë i Ervin Gocit

7-katëshi i Maks Velos, duke u prishur në mes të ditës, një godinë në gjendje shumë të mire siç ka thënë dhe konstruktori Orhan Sakiqi. E varrosën Maksin, bashkë me eshtrat e veprave të tij, tani i dalin dhe i këndojnë ode për veprën. Të gjithë maskarenjtë që per ç’nuk flasin e për ç’nuk na çajnë veshët, nuk flasin se si po shkatërrohet një pasuri e arkitekturës dhe e trashëgimisë. Këtyre u pordh m’u në gojë. Qelbësira staliniste! Vemje të Partisë së Punës.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ervin goci maks velo ervin goci maks velo

Sondazh

Poll