Aktualitet

‘Më shau nga nëna ndaj e mbyta’, flet në Gjykatë shqiptari që vrau gruan në Greqi

8 Dhjetor 2021, 11:18 Nga DOSJA
‘Më shau nga nëna ndaj e mbyta’, flet në Gjykatë

GREQI – Është zhvilluar sot në shtetin fqinj gjyqi për 40-vjeçarin nga Elbasani, i cili mbyti gruan me duart e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të diel që sapo lamë pas, ndërsa ditën e sotme ai është shfaqur i penduar në sallën e gjyqit, teksa u shpreh se ishte penduar për veprimin e tij dhe pretendoi se ka humbur kontrollin kur 36-vjeçarja Elona është përballur me të dhe sipas tij e ka sharë duke i thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej. Ngjarja e rëndë ndodhi në Lakoni të Greqisë brenda shtëpisë së çiftit shqiptar nga Elbasani, teksa fëmijët ishin duke fjetur.

“Nuk duroj që një grua të më shajë. Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e kapa prej fyti dhe e mbyta. U turbullova dhe e mbyta kur më shau nënën time” mësohet se ka thënë vrasësi përpara gjykatës.

Avokati shprehet se Festimi është i shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të tij. Ai së bashku me Elonën kishin 2 djem, 8 dhe 10 vjeç. Kur ndodhi ngjarja e rëndë, ata po flinin në dhomën tjetër. Mediat greke raportojnë se për dy djemtë janë vënë në dispozicion psikologë që t’i ndihmojnë në përballimin e ngjarjes së rëndë.

Aktualisht, djemtë po mbahen nga vëllai i Elonës, daja i tyre. Ai ka folur për mediat dhe ka thënë se çifti kishte martuar prej 10 vitesh, ndërsa prej 3 vitesh jetonin në Vlachioti ku punonin në bujqësi. Ai gjithashtu ka thënë se ata nuk kanë pasur probleme dhe se ata ishin njerëz të qetë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan greqi burri vret gruan greqi

Sondazh

Poll