Aktualitet

Përplasi motorin në Elbasan, arrestohet shoferi i ‘Audit’, e pëson edhe motoçiklisti

8 Dhjetor 2021, 11:52 Nga DOSJA
Përplasi motorin në Elbasan, arrestohet shoferi i ‘Audit’,

ELBASAN – Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e një 32-vjeçari, të indentifikuar me inicialet L.N., banues në Librazhd, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe nisi hetimin për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndaj B. P., 21 vjeç, banues në Librazhd. Kjo pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, në fshatin Hotolisht L. N., i cili po drejtonte mjetin tip “Audi”, ka goditur motorin me drejtues B. P., i pa pajisur me leje drejtimi. Për pasojë është dëmtuar shtetasi B. P., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Elbasanit ka arrestuar gjithashtu edhe një 26-vjeçar, i cili pasi kundërshtoi efektivët, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, i gjetën një dorezë metalike. Ndaj K.K rëndojnë akuzat  “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”,

Në pranga është vënë edhe A.Q 47 vjeç, i cili shkeli masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës. Gjithashtu, nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë Xh. K., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi, në fshatin Rrapun, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne elbasan arrestime policia e elbasanit aksidenti ne elbasan arrestime policia e elbasanit

Sondazh

Poll