Aktualitet

Sot përkujtohet 8 dhjetori! Dita Kombëtare e Rinisë, urojnë Rama, Meta dhe Basha

8 Dhjetor 2021, 07:56 Nga DOSJA
Sot përkujtohet 8 dhjetori! Dita Kombëtare e Rinisë, urojnë

TIRANË- Sot është 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. Për këtë ditë ka pasur urime nga politikanët, por jo vetëm. I pari ka qenë Kryeministri Edi Rama, i cili uroi këtë ditë me një video nga Tirana, ku tha se në vitin 2022 do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë. Ndërsa kreu i shtetit, Ilir Meta, i cili u shpreh se sa herë Liria, Demokracia dhe Pluralizmi Politik vihen në pikëpyetje, ndjehem i thirrur si atëherë, teksa kujton kohën kur në Qytetin Studenti u thirr për të marrë pjesë, me Azem Hajdarin në krye, në takimin kapitullues të regjimit me studentët e Dhjetorit ’90.

Ndërkohë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa përkujtoi 8 Dhjetorin e 1990, e konsideron atë si ditën që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe që ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë. Sipas Bashës, 31 vite më vonë, thirrja ‘Për Shqipërinë si gjithë Europën’ mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve.

Po ashtu, edhe Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Ambasada shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihen krenarë që i kanë qëndruar në krah të popullit shqiptar jo vetëm në atë kohë, por edhe sot, ndërsa shqiptarët përqafojnë të ardhmen e tyre evropiane.

Ndërkohë, Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka dërguar një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha në Ditën e Rinisë. Në rrjetet e saj sociale, ajo ka shpërndarë urimin zyrtar nga Ambasada Amerikane, por ka i ka shtuar edhe një mesazh personal. Në postimin e saj, Kim siguron se Amerika mbështet ndryshimin, duke bërë edhe njëherë thirrje që të ketë bashkëpunim me SHBA-në, për të ecur para, jo pas.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë. Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dita e rinisë/ Kryemadhi: Sot duhet të na vijë turp, të ulim kokën

Dita e Rinisë, Meta: Liria e demokracia në pikëpyetje, ndjehem i thirrur si atëherë

Sinjali i fundit/ Berisha më 11 mban Kuvendin, Yuri Kim: Të zgjedhim të ardhmen

Kreu i PD, Basha uron 8-Dhjetorin: Dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja

Ambasada e SHBA në Tiranë uron të rinjtë shqiptarë për 8 Dhjetorin

Meta del për vrap nga Liqeni! Me 2 gishta lart uron: Gëzuar 8 Dhjetorin

8 Dhjetori! Rama uron të rinjtë: 2022-shi viti juaj, dita u dedikohet vetëm ju

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore 8 dhjetori dita e rinisë edi rama ilir meta 8 dhjetori dita e rinisë edi rama ilir meta

Sondazh

Poll